Azpilicueta i interesuar për qëndrimin te Chelsea
Qendërmbrojtësi Cesar Azpilicueta preferon rinovimin e kontratës me Chelsean se të luajë për ndonjë skuadër tjetër.
Sport
Me 455 paraqitje dhe tetë trofe të fituar që nga viti 2012, Azpilicueta është bërë një ndër legjendat e “Bluve” të Londrës, transmeton lajmi.net.
Por, si qëndron situata, 32-vjeçari ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë, derisa është i lirë të negociojë me skuadra jashtë Anglisë apo edhe të nënshkruajë parakontratë.
Barcelona dhe Atletico Madrid kanë qenë të lidhur me spanjollin, për t’i dhënë shansin të luajë në La Liga që nga edicioni 2009/10.
Sidoqoftë, Athletic raporton se Azpilicueta është përshtatur te chelsea dhe dëshiron të rinovojë kontratën.
Raporti shton se përpos spanjollit edhe familja e tij dëshiron qëndrimin në Angli, prandaj lojtarit pritet të vazhdojë negociatat me klubin.
Azpilicueta ka qenë titullar 23 herë dhe qenë tre herë zëvendësues në të gjitha garat./Lajmi.net/