Aubameyang: Goli i Pedrit ishte shumë i rëndësishëm për ne

Pierre-Emerick Aubameyang pas fitores tha, se goli i Pedrit ishte i rëndësishëm për rikthimin e Barcelonës.

Sport

17/03/2022 22:13

Barcelona arriti të kualifikohet në çerekfinalen e Europa Ligës pas fitores 2:1 ndaj Galatasaray.

‘Blaugrana’ ishin fillimisht në disavantazh ndaj ekipit turk, por golin e rikthimit e shënoi Pedri.

Sipas sulmuesit Auba goli i Pedrit ishte gol i rëndësishëm për ekipin e tij.

“Goli i Pedrit ishte shumë i rëndësishëm për ne”, tha ai për Movistar+, transmeton lajmi.net.

Aubameyang gjithashtu, tha se ishte një lojë shumë e vështirë pasi ekipi turk u mbrojtën shumë mirë.

Sipas tij nëse Barça vazhdon me këtë formë mund të arrijnë të fitojnë Europa Ligën.

“Nëse vazhdojmë, ne mund të arrijmë në finale dhe ta fitojmë Europa Ligën”, tha lojtari.

Reprezentuesi gabonez realizoi sot golin e dytë të takimit. Në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur me Barcelonën ai ka shënuar shtatë gola./Lajmi.net/