U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 16 protestuesit

Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytetin shqiptar. Për arsye sigurie, seancat ndaj tyre do të zhvillohen veçmas nga njëra-tjetra. Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së…

Lajme

16/10/2026 09:33

Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytetin shqiptar.

Për arsye sigurie, seancat ndaj tyre do të zhvillohen veçmas nga njëra-tjetra.

Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, shkruan A2CNN.Advertisement

Protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës dhe të policisë, si dhe shkulën gardhet metalike.

Gjatë protestës, sulmeve nuk u shpëtuan as disa biznese private, të cilat pësuan dëme materiale.