Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, nëse ai i prishi me mua- pyeteni, por s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai në Pressing në T7, tha; “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë”. Ai foli për një “marrëveshje me Abdixhikun”, “kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen…
Lajme
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai në Pressing në T7, tha; “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë”.
Ai foli për një “marrëveshje me Abdixhikun”, “kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…”
“Unë nuk i kam prish me të, nëse ai i ka prish me mu pyete atë. Unë kam qenë i qartë qysh para 5 viteve me të, se nuk lejojë me mu përzi në menaxhimin e kryeqytetit askush. Vendimet merren. Vizioni është i qartë, ka ec kryeqyteti e kështu ecim përpara. Derisa i qëndrojmë marrëveshjes bazike dhe jemi parimor ndaj asaj marrëveshje s’kemi asnjë problem”,deklaroi Rama.
“I qëndroj asaj marrëveshje”, shtoi Rama.