Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i sekuestrohen kokainë, marihuanë dhe 1100 euro
Një person është arrestuar mbrëmjen e 15 tetorit në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Një person është arrestuar mbrëmjen e 15 tetorit në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë marihuanë, si dhe 1,100 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Parkingu i QKUK-së 15.10.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/