Atletico Madrid vihet pas Marcos Alonso të Chelsea
Chelsea mund të humb edhe një mbrojtës të majtë, pasi Atletico Madrid është duke monitoruar një lojtar të ‘Bluve’.

Sport
Rojiblancos kanë vënë në shënjestër lojtarin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso, i cili mbulon krahun e majtë të mbrojtjes.
Sipas ‘Marca’, Diego SImeone e dëshiron 31 vjeçarin për të pasur sa më shumë mundësi për rotacione në formacion, por një marrëveshje vështirë se do të arrihet këtë muaj, transmeton lajmi.net.
Alonso ka qenë startues i rregullt te Chelsea që kur Chilwell u lëndua në ligamente.
Tuchel po punon për të kthyer në ‘Stamford Bridge’ edhe Emerson, i cili është në huazim te Lyon. /Lajmi.net/