Atletico Madrid shënon fitore të lehtë

Atletico Madrid i është përgjigjur me fitore Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

11/03/2018 18:15

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, ka mposhtur 3:0 Celta Vigon në shtëpi në kuadër të xhiros së 28-të.

Griezmann, Vitolo, Correa shënuan për fitoren e Atletico Madrid.

Me këtë fitore, Atletico numëron 64 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, me tetë pikë më pak se Barcelona./Lajmi.net/