Atlético Madrid arrin marrëveshje personale me Marcos Leonardo, pritet drita jeshile nga Al Hilal

Atlético Madrid ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje personale me sulmuesin brazilian Marcos Leonardo, i cili aktualisht është pjesë e Al Hilal. Sipas raportimit të gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet tashmë po zhvillohen mes dy klubeve për formulën e transferimit, transmeton lajmi.net. Opsioni që po diskutohet…

Sport

01/02/2026 15:37

Atlético Madrid ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke arritur marrëveshje personale me sulmuesin brazilian Marcos Leonardo, i cili aktualisht është pjesë e Al Hilal.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet tashmë po zhvillohen mes dy klubeve për formulën e transferimit, transmeton lajmi.net.

Opsioni që po diskutohet është huazimi me të drejtë blerjeje, ku klauzola përfundimtare mund të arrijë rreth 40 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë edhe një shumë e garantuar për huazimin.

Marcos Leonardo thuhet se e ka pranuar tashmë ofertën e klubit madrilen dhe është i gatshëm për kalimin në “Wanda Metropolitano”. Megjithatë, vendimi final mbetet në dorën e Al Hilal, që duhet të japë miratimin përfundimtar për marrëveshjen./lajmi.net/