Aston Villa feston në “Stamford Bridge”, Chelsea i rikthehet avazit të sezonit aktual

Pas tri fitoreve rresht dhe një barazimi, Chelsea ka pësuar humbje nga Aston Villa, në takimin e xhiros së 29-të në Premierligë. “Blutë” e Londrës pësuan disfatë me rezultat 0:2 nga Aston Villa në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan lajmi.net. Londinezët u befasuan në minutën e 18-të kur Ëatkins shënoi golin e epërsisë së Aston Villës,…

Sport

01/04/2023 19:23

Pas tri fitoreve rresht dhe një barazimi, Chelsea ka pësuar humbje nga Aston Villa, në takimin e xhiros së 29-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës pësuan disfatë me rezultat 0:2 nga Aston Villa në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan lajmi.net.

Londinezët u befasuan në minutën e 18-të kur Ëatkins shënoi golin e epërsisë së Aston Villës, duke shfrytëzuar edhe gabimin e mbrojtësit vendas, Cucurella që në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë te lojtari kundërshtar i cili përball me portierin nuk gaboi.

Pjesën e dytë e nisën sërish më mirë mysafirët nga Birmingham.

Aston Villa gjeti golin e dytë në minutën e 56-të kur McGinn shënoi gol të bukur nga distanca.

Kjo disfatë e zbret Chelsean në pozitën e 11-të me 38 pikë të grumbulluara duke mbetur larg me ekipet që synojnë zonën Champions.

Aston Villa në anën tjetër është ngritur në vendin e 9-të me 41 pikë./Lajmi.net/