As Real Madridi nuk e dëshiron Ronaldon
Cristiano Ronaldo së fundi është refuzuar edhe nga skuadra e Real Madridi. Pikërisht aty ku shkëlqeu më së shumti, duke fituar gjithçka me “Los Blancos”, portugezi nuk po shihet si një alternativë e duhur për sulmin, transmeton lajmi.net. Portugezi tanimë është në valixhe në duar, në pritje të skuadrës së re, por duket se asnjë…
Sport
Cristiano Ronaldo së fundi është refuzuar edhe nga skuadra e Real Madridi.
Pikërisht aty ku shkëlqeu më së shumti, duke fituar gjithçka me “Los Blancos”, portugezi nuk po shihet si një alternativë e duhur për sulmin, transmeton lajmi.net.
Portugezi tanimë është në valixhe në duar, në pritje të skuadrës së re, por duket se asnjë klub i madh nuk dëshiron t’ia hap derën.
Ndonëse llogaritet si njëri nga më të mirët e historisë së futbollit, mosha dhe paga e lartë që kërkon ai po përbëjnë telashe të mëdha për cilindo klub.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë 37-vjeçari në fund të merkatos. /Lajmi.net/