AS: Napoli nis ofertën për Adnan Januzaj
Adnan Januzaj është në listën e dëshirave të skuadrës së Napoli.
Sport
Ylli belg i Real Sociedad, Adnan Januzaj është lojtari që po prinë listën e dëshirave të skuadrës së Napoli.
Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Napoli ka nisur tashmë ofertën drejt zyrave të Real Sociedad, për shërbimet e Januzaj, përcjell lajmi.net.
27 vjeçari po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me klubin nga La Liga. Te Sociedad janë të bindur se do ta mbajnë lojtarin më gjatë, por me ofertën e Napoli ndryshojnë gjërat.
Napoli i ka bërë një ofertë të mirë lojtarit, bëjnë të ditur mediat spanjolle, ndonëse oferta nuk është publikuar.
Januzaj shihet si zëvendësues ideal për Lorenzo Insigne që do të marrë rrugën drejt Toronto FC. /Lajmi.net/