Arti i të pasuruarit

Eric Clapton sërish do të bëhet pjesë e botës së artit vizuel. Heroi i kitarës synon ta shesë veprën e artistit Gerhard Richter, të titulluar \"Abstraktes Bild (809-1)\", për të cilën llogaritet se në auksionin e Christie’s do ta arrijë çmimin 25 milionë dollarë

ShowBiz

30/09/2013 17:14

 

Eric Clapton sërish do të bëhet pjesë e botës së artit vizuel.

Heroi i rock kitarës do ta ofrojë në shitje veprën e artistit gjerman Gerhard Richter, të titulluar “Abstraktes Bild (809-1)”, për të cilën llogaritet se në auksionin e Christie’s do të arrijë çmimin prej 25 milionë dollarëve.

Kjo është hera e dytë që Clapton e trazon tregun e veprave artistike.

Në vitin 2012, ai shiti një tjetër vepër të Richter për 34 milionë dollarë, shifër e cila u shndërrua në rekord për një artist të gjallë.

Clapton e kishte blerë atë vepër, së bashku me dy vepra tjera të Richter, për 3.2 milionë dollarë, në vitin 2001.

A.M.

 

 Gerhard Richter – “Abstraktes Bild (809-1)”, vlera 25.000.000 dollarë.

 

Eric Clapton – My Father’s Eyes