Arteta pas ardhjes së Zinchenkos paralajmëron largime

Mikel Arteta ka paralajmëruar se do të ketë largime nga skuadra e Arsenalit, pas ardhjes se Oleksandr Zinchenkos së fundi nga Manchester City. Tekniku spanjoll shprehet se tanimë është koha që disa lojtarë, që nuk janë pjesë e skemave të tij në të ardhmen, do të largohen. “Tanimë është koha që t’i marrim disa vendime…

Sport

21/07/2022 18:36

Mikel Arteta ka paralajmëruar se do të ketë largime nga skuadra e Arsenalit, pas ardhjes se Oleksandr Zinchenkos së fundi nga Manchester City.

Tekniku spanjoll shprehet se tanimë është koha që disa lojtarë, që nuk janë pjesë e skemave të tij në të ardhmen, do të largohen.

“Tanimë është koha që t’i marrim disa vendime për lojtarët që nuk do të përdoren në vazhdimësi, në mënyrë që të jemi korrektë me ta”, tha ai.

Si më të përfolurit për largim janë Lokonga dhe Tavares. /Lajmi.net/