Arteta do të takohet me drejtorin e Arsenal – diskutohet për stolin

Mikel Arteta pritet të takohet me drejtorin e Arsenal.

Sport

16/12/2019 20:31

 

Arteta është favoriti që të bëhet trajneri i ardhshëm në ‘Emirates Stadium’ derisa ai pritet të takohet me drejtorin Josh Kroenke, raporton ‘Telegraph’, transmeton lajmi.net.

Ish mesfushori i Arsenal veçse ka folur me Kroenke për një lëvizje të mundshme drejt ‘Gunners’, por akoma nuk është finalizuar asgjë.

Spanjolli aktualisht punon tek Manchester City, si asistent i trajnerit Pep Guardiola.

City janë duke vëzhguar situatën, pasi nëse largohet Arteta, duhet gjetur zëvendësues për të. /Lajmi.net/