Arsenali ofron 30 milionë euro për Balotellin
Arsenali është në kërkim të një sulmuesi kualitativ për sezonin tjetër. Dhe, mediat e huaja shkruajnë se \'Gunners\' ia kanë vënë syrin Mario Balotellit, për të cilin janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë euro.
Sport
Mario Balotelli flitet se do të largohet nga Milani gjatë verës. Dhe, interesimi i klubeve për shërbimet e tij nuk mungon.
Sipas të së përditshmes italiane ‘Corriere dello Sport’, Arsenali e ka gati një ofertë prej 30 milionë eurosh, të cilën po planifikon t’ia bëjë Milanit, për ta liruar sulmuesin italian.
Gjithashtu, flitet se për ‘Super Marion’ është i interesuar edhe Chelsea, pasi atë e pëlqen trajneri Jose Mourinho, që nga koha kur punuan së bashku.
Për ish futbollistin e Interit dhe Manchester Cityt, interesim ka shprehur edhe Monaco. Në fund, ai që do të vendos do të jetë vetë përfaqësuesi italian, në bashkëpunim me drejtuesit e klubit Rossoneri.