Arsenali, i vendosur për Tielemans
Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans. Londinezët janë duke e shqyrtuar seriozisht afrimin e belgut, i cili kaloi në një formë të jashtëzakonshme në sezonin që lamë pas. Ish-kampionët e Anglisë ende nuk kanë nisur ndonjë ofertë për të, por, sipas asaj që raporton Evening Star, futbollisti…
Sport
Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me mesfushorin e Leicester Cityt, Youri Tielemans.
Londinezët janë duke e shqyrtuar seriozisht afrimin e belgut, i cili kaloi në një formë të jashtëzakonshme në sezonin që lamë pas.
Ish-kampionët e Anglisë ende nuk kanë nisur ndonjë ofertë për të, por, sipas asaj që raporton Evening Star, futbollisti është i vendosur për t’u larguar, transmeton lajmi.net.
Këtë e konfirmoi edhe Brendan Rogers i cili tha se ekziston mundësia që lojtari të largohet.
Skuadra e vetme e interesuar për të është Arsenali. /Lajmi.net/