Arsenali favorit për transferimin e Tielemans
Arsenali janë favoritët kryesor për transferimin e mesfushorit të Leicester City, Youri Tielemans.
Sport
Tielemans ka kontratë me Leicester deri në vitin e ardhshëm, por ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij.
Sipas mediave angleze, ai dëshiron të ndryshojë ekip gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Siç njofton ‘The Sun’ në mesin e disa ekipeve që janë në garë për belgun, favorit është Arsenali, përcjell lajmi.net.
Real Madridi, Juventusi dhe Chelsea janë tri ekipet e tjera që kanë shfaqur interesim për 25 vjeçarin.
Belgu ka pasur 46 paraqitje me Leicester këtë sezon ku ka shënuar shtatë gola dhe regjistruar katër asistime./Lajmi.net/