Arsenali e “shkel” Leeds Unitedin për ta ruajtur distancën me Cityn – Xhaka shkëlqen me gol

Arsenali ka shënuar fitore 4:1 në ndeshjen kundër Leeds United në stadiumin “Emirates”, e vlefshme për xhiron e 29-të kampionale në elitën e futbollit anglez. Serinë e golave e hapi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus në minutën e 35-të me golin nga penalltia. Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Ben Ëhite dyfishoi shifrat në të…

Sport

01/04/2023 16:55

Arsenali ka shënuar fitore 4:1 në ndeshjen kundër Leeds United në stadiumin “Emirates”, e vlefshme për xhiron e 29-të kampionale në elitën e futbollit anglez.

Serinë e golave e hapi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus në minutën e 35-të me golin nga penalltia.

Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Ben Ëhite dyfishoi shifrat në të mirë të londinezëve.

Gabriel Jesus u regjistrua sërish në listën e golashënuesve kur shënoi golin e tretë në minutën e 55-të.

Mysafirët tentuan të rikthehen në lojë në minutën e 76-të kur Kristensen shënoi gol të bukur për ta ngushtuar avantazhin e Arsenalit.

Megjithatë, çdo dilemë e shuajti mesfushori shqiptar, Granit Xhaka me golin e minutën e 84-të të realizuar me kokë.


Me këtë fitore, Arsenali ka 72 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të zhvilluar.

Leeds United është i 16-ti me 26 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/