Arsenali dhuron shou ndaj Sevillas – ia shënon katër gola në fillim të ndeshjes

Arsenali është duke dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Sevillas, në kuadër të “Emirates Cup”. “Topçinjtë” nga Londra janë duke u treguar të pamëshirshëm në këtë përballje, transmeton lajmi.net. Jesus dhe Saka me nga dy gola secili duket se po e “gozhdojnë” skuadrën e Lopeteguit në epitetin e humbësit. Ishte fillimisht Saka ai që realizoi nga…

Sport

30/07/2022 14:19

Arsenali është duke dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Sevillas, në kuadër të “Emirates Cup”.

“Topçinjtë” nga Londra janë duke u treguar të pamëshirshëm në këtë përballje, transmeton lajmi.net.

Jesus dhe Saka me nga dy gola secili duket se po e “gozhdojnë” skuadrën e Lopeteguit në epitetin e humbësit.

Ishte fillimisht Saka ai që realizoi nga pika e bardhë, për t’iu lënë më pas vend golave të Jesusit.

Anglezi e gjeti rrugën e rrjetës edhe një herë, pas një pasigurie në mbrojtjen mysafire.

Përballja është duke u dominuar tërësisht nga skuadra e Mikel Artetas e cila nuk po i lë asgjë rastësisë, në rrugën drejt fitores. /Lajmi.net/