Arsenal rikthen Songun?

Arsenali është i gatshëm të befasojë duke rikthyer Alex Songun nga Barcelona. Mesfushori do të largohet nga Camp Nou dhe Arsene Wenger e mirëpret në Emirates Stadium.

Sport

22/08/2014 14:02

Alex Song është gjithnjë e më afër rikthimit të befasishëm në Arsenal derisa Arsene Wenger ka shprehur interesim për angazhimin e mesfushorit.

Song mund të largohet nga Barcelona në ditët e ardhshme për rreth 10 milionë funte pasi nuk zë vend në planet e trajnerit të ri Luis Enrique, dhe një numër i madh skuadrash janë të interesuara për shërbimet e tij.

Liverpool dukej se ishte favorit në javën e kaluar por tani “El Mundo Deportivo” ka njoftuar se Arsenali është kandidati kryesor për të transferuar Songun.

E përditshmja sportive katalane raporton se Wenger është i bindur se Song e meriton të rikthehet në Emirates Stadium. Mesfushori kolumbian ishte anëtar i Arsenalit gjatë periudhës 2006-2012.