Arsenal po ia merr Ajaxit ‘shtyllën’ e skuadrës

Skuadra e Arsenal është duke u përgatitur për një nënshkrim të madh, me anëtarin e Ajax.

Sport

16/03/2019 19:31

Skuadra londineze është afër që të nënshkruaj me drejtorin sportiv të Ajax, Marc Overmars.

Legjenda holandeze ka qenë pjesë e Arsenal gjatë karrierës së tij si lojtar, ku kaloi disa vite të mira.

Overmars ka zhvilluar karrierë të mirë edhe në rolin e drejtorit sportiv, tek Ajax Amsterdam, ku ka afruar shumë yje në skuadër.

Së fundmi, pasi Monchi i larguar nga Roma e refuzoi Arsenalin, mediet britanike shkruajnë se Overmars mund të jetë drejtori sportiv i Arsenal, transmeton lajmi.net.

Një dëshirë të tillë e ka konfirmuar edhe vet holandezi, që është shprehur i hapur të rikthehet tek ‘Gunners’.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje që do ta kthente Overmarsin në Londrën Veriore. /Lajmi.net/