Arsenal planifikon shitjen e Xhakës dhe Bellerin për të financuar transferimin e Neves
Arsenal është duke punuar shumë që të rregullojë gjendjen financiare për të realizuar transferimin e mesfushorit Ruben Neves nga Wolves.
Sport
Portugezi shihet si kandidati kryesor që të përforcojë kualitetin e “Topçinjve” në qendrën e mesfushës, transmeton lajmi.net.
Sipas Daily Express, Arsenal është gati të shesë shqiptarin Granit Xhaka dhe mbrojtësin Hector Bellerin për të financuar lëvizjen.
Roma është shumë pranë nënshkrimit me Xhakën, derisa Bellerin është i lidhur me klubet spanjolle, përfshirë Atletico Madrid dhe Villarreal.
Nëse dy lojtarët shiten, atëherë Arsenal mund të ofrojë 40 milionë euro, vlera që Wolves kërkon për Neves./Lajmi.net/