Arsenal ofrojnë Tomiyasu tek Inter, duan Dumfries në këmbim

Arsenal duan të marrin shërbimet e Denzel Dumfries. Mbrojtësi i krahut të djathtë i Holandës, Denzel Dumfries po merr vëmendje  të madhe pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe me Inter. Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Arsenal është ajo që dëshiron të marrë shërbimet e lojtarit. ‘Gunners’ kanë si ide të…

Sport

14/12/2022 10:51

Arsenal duan të marrin shërbimet e Denzel Dumfries.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Holandës, Denzel Dumfries po merr vëmendje  të madhe pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe me Inter.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Arsenal është ajo që dëshiron të marrë shërbimet e lojtarit.

‘Gunners’ kanë si ide të ofrojnë Takehiro Tomiyasu tek Inter, dhe në këmbim të marrin Denzel Dumfries, përcjell lajmi.net.

Inter duhet të marrin para nga ndonjë lojtar, si pasojë e gjendjes ekonomike, dhe Dumfries është mundësia më e mirë. Sigurisht, përveç Tomiyasu, Arsenal duhet të paguajnë edhe pak para.

Inter e vlerëson holandezin me 50-60 milionë euro. /Lajmi.net/