Arsenal nuk është i interesuar për Ramsey
Arsenal nuk është duke menduar ta rikthejë mesfushorin Aaron Ramsey gjatë verës nga Juventus.
Sport
Uellsiani thuhet se dëshiron rikthimin në Premierligë, dy vite pasi kaloi në Torino nga klubi londinez, transmeton lajmi.net.
Ramsey ka kaluar 11 vite me Arsenalin para se të largohet si agjent i lirë, por koha te Juventus nuk ka shkuar siç planifikonte.
Shkaku i lëndimeve të shpeshta, “Zonja e Vjetër” nuk ka besim te 30-vjeçari dhe duan ta shesin në verë.
Arsenal ka lidhje shumë të mira me lojtarin, por sipas Goal, nuk ka shanse që të bëjnë ofertë për ta rikthyer në “Emirates”.
Liverpool gjithashtu kanë treguar interesim për Ramsey, që ka shënuar dy gola dhe katër asistime në 22 paraqitje./Lajmi.net/