Arsenal nis bisedimet me Isak
Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për sulmuesin e Real Sociedad Alexander Isak.
Sport
Isak është duke impresionuar me paraqitjet e tij në “Euro 2020” me Kombëtaren e Suedisë, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetës ‘AS’, Arsenal raportohet se ka nisur bisedimet me agjentët e Isak në lidhje me një transferim të mundshëm.
“The Gunners” janë në kërkim të një top-sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe në listën e tyre është edhe sulmuesi i talentuar suedez.
Raportohet se Arsenal janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të Isak që është rreth 70 milionë euro.
21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 44 paraqitje me fanellën e Real Sociedad në të gjitha garat, duke realizuar 17 gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/