Arsenal në negociata të avancuara me Locatellin
Arsenal ka prezantuar një ofertë interesante që nga fillimi i javës për mesfushorin Manuel Locatelli, futbollist që ka ofruar përformanca të larta me Italinë në Kampionat Evropian.
Sport
23-vjeçari konsiderohet si ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe skuadra londineze është duke provuar të kompletojë transferimin para Juventusit, transmeton lajmi.net.
Giovanni Carnevali, presidenti i Sassuolos ka konfirmuar ofertën milionëshe nga Arsenal për futbollistin, por ka pranuar se ende s’ka asgjë konkrete.
Oferta e Arsenalit duket se është më e mirë se e “Bianconerëve” dhe që tani duhet mesfushori të gjejë gjuhën e përbashkët me Arsenalin.
Vlera e italianit është rreth 35 milionë euro, por duket se Arsenal ka ofruar afro 50 milionë euro, gjë që e bën më të mundur kalimin në “Emirates” gjatë javëve në vijim./Lajmi.net/