Arsenal merr fitore të madhe ndaj Leeds – ‘ia bën me sy’ Champions Leagues
Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Premier League.
Sport
Në ndeshjen përballë Leeds United, Arsenal ka fituar 2:1, për të marrë tri pikë të mëdha, shkruan lajmi.net.
Heroi i këtij takimi ishte Eddie Nketiah që shënoi në minutën 5’ dhe 10’ për të çuar ‘Gunners’ në epërsi të dyfishtë.
Leeds mbeti me 10 lojtarë në minutën e 27’, por kjo nuk i shtyu ata të dorëzohen.
Përkundër, Leeds shënoi një gol në minutën e 66’ me anë të Llorente. Deri në fund, Leeds pati disa mundësi por Arsenal administroi mirë rezultatin.
Me këtë fitore, ‘Gunners’ shkojnë në katër pikë diferencë prej Tottenham, me tri ndeshje të mbetura deri në fund.
Kualifikimi në Champions League është afër për ta.
Leeds mbetet 34 pikë dhe futet në zonën që çon në Championship. /Lajmi.net/