Arsenal me hapa konkret drejt Moise Kean

Skuadra e Arsenal është duke bërë hapa drejt blerjes së talentit premtues të Juventus, Moise Kean.

Sport

22/07/2019 22:15

‘Gunners’ janë duke ndjekur Moise Kean, për të cilin, sipas raportimeve italiane, ata do të ofrojnë 35 milionë euro, transmeton lajmi.net.

‘Tuttosport’ shkruan se londinezët kanë rritur interesimin për lojtarin, por problemi qëndron tek fakti se Juve dëshiron që në klauzolë të kenë të drejtën e blerjes mbrapsht.

Shuma për të cilën Juve do të paguante kthimin e Kean në Torino do të prekte 40 milionë eurot.

Kjo gjë nuk po i pëlqen drejtuesve të Arsenal, dhe kjo mund ta prish marrëveshjen. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim. /Lajmi.net/