Arsenal – Chelsea, derbi për Khediran

Dy gjigantët e Premierligës, rivalët e qytetit Chelsea dhe Arsenal janë në garë të ashpër mes vete për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.

Sport

03/08/2014 18:01

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Chelsea dhe Arsenali janë duke zhvilluar një betejë të ashpër në përpjekje për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.

Reprezentuesi gjerman spekulohet se do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Premierligë.

Mirëpo, Chelsea dhe Arsenal që konsiderohen si dy favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Khediras janë duke zhvilluar një betejë të ashpër për të arritur të bindin futbollistin.

Kudo që të shkojë, Khedira pritet të luajë në Londër por mbetet të shihet nëse uniforma e tij do të jetë me ngjyrë të kaltër ose e kuqe.