Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një grua është gjetur dje e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. “HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12.  Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore…

Lajme

30/04/2024 10:16

Një grua është gjetur dje e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12.  Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.