Arsenal afër transferimit të White

Klubi anglez Arsenal është afër transferimit të mbrojtësit të Brighton Ben White.

Sport

24/06/2021 16:59

Sipas ‘The Athletic’, Arsenal janë afër transferimi të White, transmeton lajmi.net.

Brighton për ta liruar mbrojtësin po kërkojnë rreth 58 milionë euro, ndërsa “Gunners” kanë ofruar rreth 52 milionë euro plus bonuset.

Bisedimet kanë filluar midis dy klubeve dhe negociatat do të vazhdojnë deri sa të arrijnë një marrëveshje mbi mënyrën e pagesës.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Brighton në të gjitha garat. /Lajmi.net/