Arrihet marrëveshje, Guardiola te City në vitin 2016

Eksperti i tregut të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio ka thënë se Guardiola ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, por për tu transferuar te ata në vitin 2016.

Sport

20/05/2015 21:10

Si duket Guardiola do të qëndrojë edhe këtë vit te Bayerni para se të kalojë te Manchester City në vitin 2016.

Kështu ka thënë eksperti i tregut të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Përndryshe, Guardiola ka fituar me Bayernin këtë vit Bundesligën, ndërsa ka dështuar të fitojë Kupën e Gjermanisë, ndërsa është eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve nga skuadra e Barcelonës.