Arrihet marrëveshja, portieri i njohur nënshkruan me Barcelonën (FOTO)
Lajm fantastik për tifozët e Barcelonës.
Sport
Marc-Andre Ter Stegen do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.
E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se është arritur marrëveshja me portierin gjerman, për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri më 2022.
25 vjeçari ishte transferuar në Barcelonë në verën e vitit 2014 nga skuadra gjermane, Borussia Mönchengladbach, përcjell “lajmi.net”.
Ter Stegen është bërë titullar i padiskutueshëm në ekipin e Luis Enriques. /Lajmi.net/