Arrihet marrëveshja, Dembele te Paris Saint-Germain

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Ousmane Dembele pritet të transferohet në Paris Saint-Germain. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Dembele tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe skuadrat, shkruan Lajmi.net Dembele pritet të firmos kontratë deri në vitin 2028 dhe klauzola e lirimit të tij ishte 50…

Sport

03/08/2023 16:57

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Ousmane Dembele pritet të transferohet në Paris Saint-Germain.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Dembele tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe skuadrat, shkruan Lajmi.net

Dembele pritet të firmos kontratë deri në vitin 2028 dhe klauzola e lirimit të tij ishte 50 milionë euro.

26-vjeçari ishte transferuar te Barcelona gjatë vitit 2017 nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro, përfshi këtu të gjitha bonuset./Lajmi.net/