“Arrestohet” gomari, dyshohet për përfshirje në bast

Policia në Pakistan ka arrestuar një gomar, duke e akuzuar se është “përzier” në garën ku njerëzit kishin vënë bast për të.

Fun

11/06/2020 16:02

Ky rrëfim bizar ka bërë gjithë botën të qesh, kurse në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet një gomar i lidhur para stacionit të policisë, duke pritur ta “marrin në pyetje”, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Pakistan. E policia lokale ka marrë vendim të marrë në pyetje tetë burra nën dyshimin se kanë vënë bast, që konsiderohet krim në këtë vend.

Siç raportohet nga mediat e atjeshme, ata kishin vënë bast në garën me gomarë. Megjithatë, kur u arrestuan nga policia u konsiderua se kërcënim përbën për qytetarët edhe gomari, të cilin e kanë dërguar në stacionin e policisë.

Nëse dënohen ata rrezikohen të qëndrojnë prapa grilave për dy vite, ndërkaq nuk dihet nëse do të shqiptohet ndonjë dënim për kafshën.

YouTube player