Arrestohen për fajde tre vëllezërit Kuzhini në Prizren

Në vazhdën e hetimit të rasteve të fajdeve, hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me urdhëresë të gjykatës kanë kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Shpinadi me ç’ rast kanë arrestuar tre vëllezër me mbiemër Kuzhnini.

Lajme

10/03/2016 18:34

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri të llojit pistoletë M 57 me shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm; një shufër metalike dhe dy llap-top.

Pas intervistave me të dyshuarit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga vëllezërit të lirohet ndërsa dy të tjerë të ndalën nën masën e arrestit policor.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.