Aro Muriq me bashkëlojtarë e çojnë në “qiell” trofeun e Championship

Vetëm disa ditë pasi siguruan matematikisht rikthimin në elitën e futbollit anglez, skuadra e Burnleyt është stolisur me titullin e kampionit në Championship. Të besuarit e trajnerit Kompany u shpallën kampion në kategorisë së dytë të futbollit anglez falë fitores 0:1 në udhëtim të Blackburn, shkruan lajmi.net. Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq ishte…

Sport

26/04/2023 08:39

Vetëm disa ditë pasi siguruan matematikisht rikthimin në elitën e futbollit anglez, skuadra e Burnleyt është stolisur me titullin e kampionit në Championship.

Të besuarit e trajnerit Kompany u shpallën kampion në kategorisë së dytë të futbollit anglez falë fitores 0:1 në udhëtim të Blackburn, shkruan lajmi.net.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq ishte pjesë e formacionit titullar në takimin e mbrëmshëm dhe u vlerësua ndër më të mirët te Burnley.


Burnley që po drejtohet nga ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka tubuar 95 pikë në 44 ndeshje të zhvilluara në Championship këtë edicion.

Ata gjithashtu kanë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë, me 82 gola të shënuar dhe 34 të pësuar.

Burnley edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Premierligës dhe do të rikthehet aty vetëm një sezon pas rënies./Lajmi.net/