Arben Gashi shërohet nga koronavirusi
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pas 21 ditësh përballje me koronavirusin thotë se po ndihet mirë dhe që një javë nuk ka simptoma.
Lajme
Ai ka thënë se ka bërë edhe testin dhe është në pritje të rezultatit.
“Ka një javë që nuk kam simptoma, në konsultim me mjekët konsiderohem i shëruar. 21 ditë pas simptomave të para, 19 ditë pas diagnostifikimit, një javë prej simptomave të fundit. Në konsultime me mjekët infektologë konsiderohem i shëruar”, tha ai për Klan Kosova.
Gashi thotë se pasi konsiderohet i shëruar ka filluar edhe të dalë dhe i është kthyer angazhimeve profesionale.
“Po ndihem mirë, nuk kam asnjë problem. Kam filluar t’i kthehem angazhimeve profesionale”.