Anthony Joshua me deklaratë skandaloze për çështjen e Ronaldos, kërkohet falje publike

Anthony Joshua ka zbuluar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është heroi i tij sportiv.

Sport

04/03/2019 10:04

Kampioni aktual në IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua, e ka vënë veten në kritika të mëdha, pas deklaratave për idolin e tij.

Ronaldo është duke u hetuar për akuzat se ai përdhunoi Kathryn Mayorga në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009.

Joshua po fliste në një ngjarje të shtypit përpara mbrojtjes së titullit kundër Jarrell ‘Big Baby’ Miller.

“Cristiano Ronaldo [është heroi im sportiv],” tha Joshua para gazetarëve, përcjell lajmi.net.

“Gjithmonë kam thënë dy gjëra që një atlet akuzohet për gra dhe taksa, ai (Ronaldo) i ka q**ë që të dyja dhe ai është ende duke buzëqeshur, ende i fortë.

“Keni nevojë për forcë mendore, ai e ka dëshmuar këtë.

“Ai është një njeri i familjes, ai ka atë aspekt, por ende punon dhe është i përkushtuar ndaj asaj që bën.

“Pra, si një sportist ai e ka pasur çështjen nga njëra anë, ai e ka familjen në anën tjetër dhe ai balancon atë që ai është i pasionuar.”, ka shtuar më tej boksieri.

Deklarata e Joshua kanë ngritur reagime të shumta, ndërsa i është bërë me dije se duhet të kërkojë falje publike për atë deklaratë. /Lajmi.net/