Anita flet për ‘problemet’ në çift: Ramushi mërzitet kur unë dal në klub
Anita Muçaj – Haradinaj ka folur në një intervistë të sinqertë dhe të hapur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë. Ajo theksoi se megjithëse…

ShowBiz
Anita Muçaj – Haradinaj ka folur në një intervistë të sinqertë dhe të hapur për jetën e saj në çift me bashkëshortin, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
E pyetur për përplasjet apo ‘zënkat’ e vogla mes tyre, Anita tregoi se ndodhin si pasojë e preferencave të ndryshme për kohën e lirë.
Ajo theksoi se megjithëse kanë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, karakteret dhe stili i jetesës shpesh kërkojnë kompromis.
“Ai do malin, unë dua detin. Si e zgjidhim? Kjo është temë më vete”, u shpreh spikerja e lajmeve.
Tutje tregoi se Ramushi preferon natyrën, ndërsa ajo preferon të kalojë kohë me shoqet në ambiente të tjera.
“Për shembull, unë dal me shoqet në klube, në lokale. Ramushi mërzitet, thotë ‘pse më le vetëm’. Siç ndodh me burrat. Nuk e kanë nga xhelozia, por s’duan të rrinë vetëm në shtëpi se nuk ka kush t’u rrijë gati”.
Në të njëjtën kohë, ajo përshkroi me humor edhe mënyrën se si burri i saj e kalon kohën me miqtë.
“Ai shkon me shokët nëpër male dhe pasi bën ngjitje, ulet nëpër lokalet apo restorantet aty pranë, hanë mish, rrinë 20 burra bashkë. Dhe unë i them: party-t e mia janë këto, party-t e tua janë këto. A jemi në rregull?”.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve, Anita u shpreh se çelësi që i mban të ekuilibruar është komunikimi dhe mirëkuptimi, edhe kur prioritetet dhe dëshirat për kohën e lirë nuk përputhen gjithmonë.