Andre Schurrle befason me skuadrën e re
Për Andre Schurrle janë hapur dyert e Rusisë.
Sport
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Fulham në Premierligë, mund të transferohet në Rusi.
Sipas WAZ, 28 vjeçari është shumë pranë transferimit te Spartaku i Moskës, përcjell lajmi.net.
Schurrle gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Mainz, Bayer Leverkusen, Chelsea dhe Wolfsburg.
Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 57 paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë./Lajmi.net/