Ancelotti thyen heshtjen pas stërvitjes së parë me Real Madridin

Real Madrid ka përfunduar stërvitjen e parë parapërgatitese për edicionin 2021/22.

Sport

05/07/2021 22:03

Kjo gjithashtu ishte stërvitja e parë me Realin edhe për trajnerin Carlo Ancelotti që zëvendësoi Zinedine Zidanen muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tekniku italian tha se ndihet shumë i motivuar dhe i emocionuar.

“Mirë të rikthehem sërish në Valdebebas. I emocionuar sërish dhe shumë i motivuar”, shkroi ai.

Ndërkohë, vetëm 16 lojtarë ishin të ekipit të parë, derisa ditëve në vijim do t’i bashkohen edhe disa yje të tjerë./Lajmi.net/