Ancelotti nuk e do në skuadër, Real Madrid synon shitjen e ‘dështakut’ serb

Luka Jovic, është një ndër transferimet më dëshpëruese te Real Madrid.

Sport

06/07/2021 14:58

‘Dështaku’ serb kaloi dy edicione te gjiganti spanjoll, por nuk u përshtat në stilin e lojës te Zinedine Zidane, transmeton lajmi.net.

Jovic që nga janari ishte huazim te Eintracht Frankfurt, skuadër që nuk vendosi ta blejë, andaj lojtari është rikthyer në Madrid.

Sidoqoftë, trajneri i ri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti nuk e ka në projekt, andaj synon ta shesë sa më parë të jetë e mundur.

Sipas Marca, tekniku italian ia ka bërë të qartë klubit për shitjen e serbit, andaj madrilenët janë duke shikuar mundësitë që ta shesin.

Ndërkohë, AC Milan shihet si destinacioni i radhës nëse nuk e transferojnë Olivier Giroud nga Chelsea./Lajmi.net.