Ancelotti i mërzitur me humbjen nga Rostov, ja çfarë iu ka kërkuar drejtuesve të Bayernit
Presidenti i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka shprehur besimin që ka skuadra gjermane në trajnerin Carlo Ancelotti.
Sport
Bayerni si asnjëherë më parë viteve të fundit, ka hyrë në krizë të rezultateve, këtë e vërtetoi humbja befasuese në Ligën e Kampionëve nga skuadra e vogël ruse, Rostov.
Pas kësaj humbje, Ancelotti u ka kërkuar falje drejtuesve të Bayernit.
“Carlo erdhi tek unë dhe më kërkoi falje. I thash: “Carlo këtu ne të gjithë fitojmë së bashku dhe humbim së bashku, dhe më e rëndësishmja është se ju keni besimin tonë””, deklaroi Rummenigge, përcjell lajmi.net.