Neymar pensionohet: Koha ime me kombëtaren ka mbaruar – nuk dua më
Neymar e ka mbyllur përfundimisht kapitullin me Brazilin. Vendimi erdhi pas eliminimit të dhimbshëm 2-1 nga Norvegjia në 1/8 e finales së Botërorit 2026, ndeshje ku hyri si zëvendësues dhe shënoi nga penalltia në fund, por që nuk mjaftoi. I përlotur në fushë pas vërshëllimës së fundit, ku u desh të ngushëllohej nga shokët e…
Sport
Neymar e ka mbyllur përfundimisht kapitullin me Brazilin.
Vendimi erdhi pas eliminimit të dhimbshëm 2-1 nga Norvegjia në 1/8 e finales së Botërorit 2026, ndeshje ku hyri si zëvendësues dhe shënoi nga penalltia në fund, por që nuk mjaftoi.
I përlotur në fushë pas vërshëllimës së fundit, ku u desh të ngushëllohej nga shokët e skuadrës, ai deklaroi:
“U përpoqa, u përpoqa. Tani ka marrë fund. Nisa këtu dhe e mbylla këtu.”
“Filloi këtu në MetLife Stadium dhe përfundova këtu. Tani ka marrë fund.”
Referenca është për të njëjtin stadium ku debutoi në vitin 2010 kundër SHBA-së.
Pas rikthimit te Santos, që fitoi 4-1 ndaj Universidad Central në Copa Sudamericana, ai e ripërsëriti edhe më prerë:
“Koha ime me kombëtaren ka marrë fund. Bëra histori, isha shumë i lumtur, dhashë gjakun, jetën time, gjithmonë luftova për fanellën e verdhë, por tani nuk dua më.”
Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 80 gola në 129 paraqitje, vetëm Cafu ka më shumë ndeshje se ai me 142, dhe si lojtari i dytë pas Pelesë që shënon në 4 Botërorë të ndryshëm.
Tani fokusohet vetëm te Santos, me kontratë deri në dhjetor.