Ancelotti merr lajmin e ‘hidhur’ nga drejtuesit e klubit

Real Madrid nuk e ka në plan të bëjë transferime gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

27/06/2021 11:40

Sipas gazetës ‘Marca’, drejtuesit e Real Madrid e kanë informuar trajnerin Ancelotti se klubi nuk do të bëjë asnjë transferim këtë verë, dhe se ai nuk mund të bëjë ndonjë kërkesë në merkato transmeton lajmi.net.

Përjashtim bëjnë vetëm emrat tashmë të njohur Kylian Mbappe ose Erling Haaland për të cilët ‘Los Blancos’ kanë shfaqur interesim prej kohësh, por duket i vështirë transferimi i ndonjërit prej tyre për shkak të kostos financiare.

‘Madrilenët’ po përballen me situatë të vështirë, nga klubi u largua Sergio Ramos dhe flitet se mund të largohet edhe Raphael Varane.

Duke parë si shkoi sezoni i kaluar i Real Madridit, do të jetë e vështirë për Ancelottin ta këndell ekipin me vetëm një transferim David Alaban, duke marrë parasysh edhe largimet që janë bërë. /Lajmi.net/