Ancelotti: Ky ekip është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve
Carlo Ancelotti ka lavdëruar Juventusin për paraqitjen në fitoren ndaj Portos me rezultat 2:0.
Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Juventusin për paraqitjen në fitoren ndaj Portos me rezultat 2:0.
“Bianconerët” shfrytëzuan një përjashtim të hershëm të Alex Telles duke fituar duelin e parë në Portugali.
Dhe, Ancelotti beson se ish skuadra e tij e ka kryer çështjen e kualifikimit.
“Juventus zhvilloi një ndeshje të mirë duke e shfrytëzuar përparësinë numerike me mençuri. Kualifikimi në çerekfinale tashmë është punë e kryer”, theksoi Ancelotti. /Lajmi.net/