Ancelotti: Kjo është padrejtësia më e madhe që na ka ndodh këtë edicion
Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, nuk po mundet asesi të kapërdijë eliminimin nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Sport
Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku ndeshja e kthimit edhe sot vazhdon të diskutohet duke u pretenduar në disa gabime të gjyqtarëve.
Këtë humbje nuk po mund ta harrojë edhe trajnerin Carlo Ancelotti.
Italiani që ka fituar titullin e parë në Bundesligë me Bayern Munich, ka thënë se ajo se çfarë i ndodhi skuadrës së tij, është një padrejtësi e madhe.
“Ishte një padrejtësi. Në histori do të kujtohet se Reali eliminoi Bayernin. Por çfarë ndodhi në Madrid e pamë të gjithë, nuk ishte diçka normale”, ka deklaruar Ancelotti./Lajmi.net/