Ancelotti: Kemi skuadër më të mirë se sezonin e kaluar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas ‘El Clasicos’. Real Madrid dhe Barcelona janë përballur sot në Las Vegas, në kuadër të një ndeshje miqësore. Ekipi katalanas kanë arritur fitore 1:0, transmeton lajmi.net. Pas atij takimi ka folur, Ancelotti duke thënë se kanë skuadër më të mirë se që kishin sezonin e kaluar.…

Sport

24/07/2022 09:31

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas ‘El Clasicos’.

Real Madrid dhe Barcelona janë përballur sot në Las Vegas, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Ekipi katalanas kanë arritur fitore 1:0, transmeton lajmi.net.

Pas atij takimi ka folur, Ancelotti duke thënë se kanë skuadër më të mirë se që kishin sezonin e kaluar.

“Kemi një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar, intensiteti i stërvitjeve është përmirësuar”, tha italiani.

Trajneri u pyet edhe për Karim Benzeman, i cili mungoi në ‘El Clasico’.

“Ai do të luajë 45 minuta në ndeshjen e radhës dhe do të jetë i gatshëm për Superkupën. Askush në botë nuk mund ta zëvendësojë Karimin”, u shpreh Ancelotti.

Real Madridi do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, përpara finales së Superkupës së Evropës ndaj Frankfurt, që zhvillohet më 10 gusht./Lajmi.net/