Pas kritikave, Rama e editon postimin dhe e vendos fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit ku shihet edhe Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka edituar postimin e tij në Facebook, duke vendosur një fotografi të re familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit, ku tashmë shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më herët gjatë ditës, Rama kishte publikuar një fotografi nga samiti i mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi,…

Lajme

22/10/2026 22:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka edituar postimin e tij në Facebook, duke vendosur një fotografi të re familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit, ku tashmë shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më herët gjatë ditës, Rama kishte publikuar një fotografi nga samiti i mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi, në të cilën nuk shiheshin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton lajmi.net.

Publikimi i fotografisë së parë nxiti reagime dhe kritika në komente, për shkak të mungesës së dy liderëve nga fotografia e publikuar nga kryeministri shqiptar.

Pas këtyre reagimeve, Rama e ka ndryshuar postimin, duke vendosur fotografinë ku shihet edhe Kurti.

Ndërkohë, Samiti i Procesit të Berlinit po mbahet në Mal të Zi, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve evropianë./lajmi.net/